Aleatët e Partisë Demokratike i kanë dërguar sot një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilës kërkojnë nisjen e procedurave për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 tetor.
Datë kjo e dekretuar nga Presidenti, Ilir Meta për zgjedhjet lokale.
Në letrën që mban vulën e LSI-së, Partisë Republikane dhe PAA, thuhet se këto parti nuk e konsiderojnë 30 qershorin si datën e ligjshme të zgjedhjeve lokale.