Vendosni fjalën kyçe....

E mban pezull që prej janarit, Meta shkarkon më në fund Ylber Dogjanin


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e Komandatit të Forcave Detare, Ylber Dogjanin. Ky vendim i presidentit vjen disa muaj pas kërkesës së Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për shkarkimin e dogjanit, kjo pas ngjarjes së ndodhur në bazën e Pasha Limanit.

Ngjarja e rëndë në bazën e Pashalimanit ndodhi më 11 janar të këtij viti, ku nga depot e kësaj baze u vodhën tre armë automatike, disa granata dhe një sasi fishekësh, vlera e të cilave llogaritej disa mijë euro.

Më datë 16 Janar 15 ushtarakë të bazës detare të Pashalimanit u shkarkuan nga ministrja e Mbrojtjes, pas vjedhjes në këtë bazë të disa armëve.

Përveç 15 ushtarakëve përgjegjës, Xhaçka i ka propozuar presidentit Meta shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *