Gratë në Arabinë Saudite tanimë mund të udhëtojnë jashtë shtetit pa lejen e një kujdestari mashkulli.
Ky është dekreti i ri mbretëror, i publikuar të premten, sipas së cilit gratë mbi moshën 21-vjeç mund të aplikojnë për pasaportë pa pasur nevojë për autorizim, duke i vendosur ato në një pozicion të barabartë me burrat.
“BBC” shkruan se grave në Arabinë Saudite po u jepet gjithashtu e drejta për të regjistruar lindjen e fëmijëve të tyre, martesën ose divorcin.
Vendimi pason një seri përpjekjesh të grave profilit të lartë, për të shpëtuar duke tentuar largimin jashtë mbretërisë.
Deri më tani, grave saudite u është dashur të kërkojnë leje nga një kujdestar mashkull – burri, babai ose ndonjë i afërm tjetër për të marrë një pasaportë ose për të udhëtuar jashtë vendit.
Udhëheqësi de fakto, Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman, ka kërkuar të lehtësojë kufizimet shoqërore të grave. Vitin e kaluar ai hoqi pengesat për gratë për të drejtuar makinën.
Por ai gjithashtu ka sulmuar aktivistet për të drejtat e grave, duke çuar një pjesë prej tyre në gjyq muajt e fundit.