Vendosni fjalën kyçe....

Kaloi Vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për kandidaten e SPAK


Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana, gjithashtu kandidate për SPAK.

Kjo vjen pak javë pas konfirmit në detyrë të prokurores, për të cilën do të kryhet një hetim nga e para.

Sipas Komisionerit, hetimi i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.

“Faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Manjola Kajana u kofirmua në detyrë më 19 korrik. Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen e Kajanas përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *