Shërbimi doganor i Gjermanisë ka kapur 4,5 tonë kokainë, që u gjetën në një konteiner transporti në Hamburg, sasia më e madhe e drogës në vend deri tani.
Konteineri po udhëton për në Holandë nga Uruguai dhe brenda tij duhet të kishte sojë. Por agjentët e doganave gjermane në qytetin portual të Hamburgut zbuluan sasinë e lartpërmendur të kokainës brenda.
Droga ishte e ndarë në 4,200 pako të fshehura në më shumë se 200 çanta të zeza.
Shërbimi doganor i Gjermanisë tha se vlera e drogës në treg kap rreth 1 miliard euro.
‘Kjo sasi e madhe paraqet konfiskimin më të madh të kokainës në Gjermani’, konfirmoi ai në një deklaratë. Sasia e kapur tejkalon lehtësisht rekordin e mëparshëm – një konfiskim prej 3.8 tonësh, të kapura po në Hamburg në vitin 2017.