Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e dërguar nga aleatët e PD-së, të cilët kërkonin nisjen e procedurave për zgjedhjet e 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.
KQZ pritet që ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë nesër në orën 10:00.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 03.08.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt vendimi: 1. “Për shqyrtimin e kërkesës paraqitur nga partia Republikane e Shqipërisë, partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim “Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, aleatët firmosën një kërkesë ku kërkojnë nisjen e procedurave për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 13 tetor.
Në mbledhje Basha u tha aleatëve se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit, por ashtu edhe institucionet e tjera.