Vendosni fjalën kyçe....

Miley Cyrus dhuron 25 mijë dollarë për bamirësi në Kosovë


Këngëtarja amerikane Miley Cyrus ka dhuruar 25 mijë dollarë për bamirësi në Kosovë. Lajmin e ka dhënë këngëtarja Dua Lipa, gjatë konferencës së mbajtur sot në Prishtinë.

 “Miley Cyrus ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin që do të shkojnë për bamirësi”, tha Lipa, citon RTV 21.

Miley Cyrus është një nga artistet me famë botërore që do të performojë në parkun e Gërmisë, për Sunny Hill Festival. Krahas saj do të marrin pjesë dhe artistë si Calvin Harris, Elvana Gjata, Njomza, Ilira, Gashi, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako etj.

Dua Lipa nuk mohoi se në të ardhmen mund të ketë edhe një bashkëpunim me Miley Cyrus në muzikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *