Vendosni fjalën kyçe....

Polici i guximshëm çarmatos agresorin e armatosur me jatagan, shihni veprimin e tij (Video)


Policia spanjolle rrethoi një burrë që vërviste në ajër një jatagan, i cili ishte furur brenda një shatërvani pasi oficerët u përpoqën ta arrestojnë.

Ndërsa burri u hutua nga një grup policie, një polic i guximshëm e rrëzoi poshtë duke e zhytur në ujë. Incidenti dramatik ndodhi kryeqytetin spanjoll, Madrid rreth orës 5 të pasdites.

Kur policët iu afruan për ta pyetur, burri menjëherë hodhi çantën e shpinës ndaj efektivëve dhe u bë i dhunshëm, duke u përpjekur të godiste me thikë shumë herë policët me jataganin e tij.

Sidoqoftë, me ndihmën e përforcimeve, policia ishte në gjendje të vinte situatën nën kontroll dhe të arrestonte personin në fjalë. Burri, raportohet se ka origjinë afrikane, kishte 20 arrestime paraprake për krime të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *