Mënyrat e reja të festimit në fuboll janë të çuditshme, por Clinton N’Jie i çoi gjërat në një tjetër nivel kur e festoi nënshkrimin e kontratës me ekipin rus “Dynamo Moscow” duke transmetuar drejtpërdrejt një video seksi në Snapchat.
“RT” shkruan se N’Jie firmosi të enjten një marrëveshje katër-vjeçare me ekipin rus të Premier League, Dynamo, duke konfirmuar lëvizjen e tij nga ekipi francez Olympique Marseille.
I ekzaltuar, N’Jie vendosi të kërkonte në “Google” emrin e tij në përpjekje për të lexuar lajmet për lëvizjen e tij.
Fatkeqësisht, ai shtypi butonin e gabuar dhe në vend të leximit të lajmeve bëri një transmetim live në Snapchat.
Kjo s’do dukej e rrezikshme nëse futbollisti do të ishte duke u çlodhur në shtëpi, por ai po angazhohej në një aktivitet mjaft të qartë për të gjithë, me një femër të panjohur.
N’Jie u shfajësua duke ia vënë fajin alkoolit për gabimin e tij.
“Më vjen keq, pata pirë shumë. Po festoja për kontratën time të re dhe doja të lexoja lajmet. Unë shtypa butonin e gabuar,” tha 25-vjeçari.
Nuk dihet si do reagojë klubi i tij i ri për mënyrat e çuditshme të festimit të futbollistit.