Vendosni fjalën kyçe....

Rusia përdor shi artificial për të shuar flakët në pyje


Përpjekjet për të luftuar zjarret në Siberi do të vazhdojnë me aksione të inxhinierisë klimatike, pra duke nxitur reshje artificiale me avionë të modifikuar për përhapjen e jodurit të argjendit, njoftoi kompania federale ruse ”Avialesohrana”.

Përpjekjet për të nxitur këto reshje do të bëhen në territorin e Krasnojarskut dhe në rajonin e Irkutskut.

“Sot, një aeroplan zbulues ‘Antonov An-26’ u ngrit nga Irkutsku dhe u nis për në veri të vendit, ku janë raportuar kushte të përshtatshme për shirat artificiale, të cilat mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve në zonë’’, theksoi kompania  ”Avialesohrana”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *