Venecia u bëri thirrje publike porteve të tjera historike evropiane të pushtuara nga kroçerat si Amsterdami, Barcelona, Dubrovniku apo Marseja, për të bashkuar forcat për të parandaluar rreziqet e shumta të anijeve gjigante të lundrimit, njoftuan sot autoritetet e porteve.
”I shkrova të gjitha qyteteve evropiane që kanë përvojë ashtu si ne në turizmin e kroçerave dhe duhet të arrijmë një ekuilibër mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit’’, specifikoi në një komunikatë Pino Musolino, i cili drejton në Venecia Autoritetin Portual në veri të Detit Adriatik.
“Rritja e madhësisë së anijeve, ndikimi në mjedis në zonat e portit dhe ngarkesa, shkaktuar nga numri në rritje i turistëve, po krijojnë një situatë konfliktuale”, shprehet ai në një citim të bërë drejtuar tetë autoriteteve portuale.