Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i katërfishtë në aksin Milot-Rrëshen


Një aksident masiv ka ndodhur pak më parë në aksin Milot-Rrëshen, pranë fshatit Munez, ku janë përplasur katër makina.

Mësohet se në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues F.T banues në Zvicër, mjeti me drejtues L.Z banues në Prishtinë, mjeti me drejtues A.Z banues në Suedi dhe mjeti me drejtues shtetasin L.G banues në Zvicër.

Si pasojë e aksidentit drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të lehta  dhe janë dërguar në Spitalin e Rrëshenit.

Ndërkohë edhe shtetaset T.B dhe H.M, pasagjere me drejtuesit e mjeteve L.Z banues në Prishtinë dhe L.G banues në Zvicër janë jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *