Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është ndaluar nga futbolli ndërkombëtar për tre muaj pas akuzave se kampionati i Kupës së Amerikës ishte “i korruptuar”.
Ai gjithashtu është gjobitur me 50,000 dollarë nga Conmebol, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut. Pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit në finalen e vogël të Kupës së Amerikës, Messi tha se kampionati ishte manipuluar në favor të Brazilit.
“Nuk mund të bëhemi pjesë e këtij korrupsioni”, deklaroi Messi pas humbjes me Brazilin.
“BBC” shkruan se Messi ka shtatë ditë për të apeluar vendimin e Conmebol për pezullimin e tij. Dënimi për Messin fillon nga 3 gushti dhe zgjat deri në fillim të muajit nëntor.
Kjo nënkupton se Messi do të humbasë ndjeshjet e ardhshme miqësore të Argjentinës kundër Kilit, Meksikës dhe Gjermanisë në shtator dhe tetor.
Po ashtu do të humbë dhe një ndeshje zyrtare për fushatën kualifikuese të Botërorit 2022.