Pas akuzave të Partisë Demokratike se ai është subjekt i ligjit për dekriminalizimin pasi ka fshehur një arrestim në Itali, vjen një reagim nga Valdrin Pjetri.
Në një prononcim me telefon për “Balkanweb”, Pjetri tha se do të flasë mbi këto akuza vetëm pasi të jetë shprehur institucioni i prokurorisë.
“Sigurisht që jam shumë i hapur mbi cdo verifikim timin por jo mbi “ Indicie Publike”. Askush më mirë së Institucioni i Prokurorisë së Pergjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së Z. Bardhi dhe cdo personi tjetër të interesuar apo kurioz.
Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partise Demokratike.”, tha Pjetri.
Ditën e djeshme PD i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të niste pa vonesë verifikimet për pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistruar në votime si kandidat i PS-së për Bashkinë e Shkodrës.