Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Rama po bën ç’të mundet të harrohet rasti i Dako-s


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, edhe njëherë tjetër i sjell në vëmendje kryeministrit Edi Rama shpalljen non-grata të Vangjush Dakos nga SHBA-ja.

Sipas kryedemokratit, Rama po bën gjithçka që të harrohet rasti i shpalljes non-grata të Dakos. Ai kujton se edhe pse ai dyshohet si politikan i korruptuar, gjë për të cilën është shpallur non-grata, Dako ende nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.

“Hajduti psiqik po bën ç’të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.

Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.”, shkruan kryedemokrati.

Kreu i PD-së kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria, duke e konsideruar si zgjidhjen e vetme për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin.

“Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.”, shkruan Basha.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *