Vendosni fjalën kyçe....

Mbolli drogë pranë përroit të fshatit, arrestohet 39-vjeçari nga Tepelena


Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në zonën e Zagories, pas akuzave se kishte kultivuar bimë narkotike.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet S.D i kishte mbjellë bimët e kanabisit në një pronë publike në afërsi të fshatit Doshnicë në zonën e Zagories.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vijon kontrolli i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Nga shërbimet e Postës së Policisë Libohovë  u arrestua në flagrancë shtetasi:

S.D., 39 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Në  afërsi të fshatit Doshnicë, njësia administrative Zagorie, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe”(pronë publike), u gjetën të kultivuar  bimë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *