Vendosni fjalën kyçe....

Me pushime por mendjen tek detyra, Meta: Pse nuk keni sy për të parë?


 Këtë mëngjes presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur me një mesazh nga Prevalla ku ka shkuar për të pushuar.

Edhe në pushime, Meta nuk i ndahet politikës duke i kërkuar palëve që sipas tij bëjnë sikur janë të paanshme, që të shohin e dëgjojnë zgjidhjen që ai ka dhënë për krizën. Duket sikur ky mesazh u drejtohet ambasadorëve të huaj në vendin tonë, megjithatë presidenti nuk përmend emra.

“Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?
Ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan Meta.

Presidenti e ka shoqëruar këtë mesazh me një video nga Prevalla ku shihet duke kaluar nëpër një përrua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *