Vendosni fjalën kyçe....

Rama provokon artistët që mbrojnë Teatrin me fotot e Operës që po rinovohet: Kështu do shkëlqejë edhe Teatri nesër


Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në luftën e tij me mbështetësit e kauzës për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar nga prishja.

Vetëm pak minuta më parë Rama i ka bërë karshillëk me fotot nga rinovimi i Teatrit të Operas dhe Baletit. Duke prezantuar rinoviminin nëpërmjet fotove Rama i jep mesazhin artistëve që mbrojnë Teatrin duke vazhduar edhe një herë se godina është e parikonstruktueshme.

Postimi i plotë:

SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI TË OPERAS DHE BALETIT (Shihni fotoalbumin e kantierit – Opera, edhe pse ishte ku e ku më e mirë, se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve), pa asnjë mundim, dallimin si nata me ditën, mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”

(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *