Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu mbështetjen e tij për integrimin e Kinës dhe Rusisë, në një traktat të ri të mundshëm për raketat bërthamore që do të zëvendësonte traktatin emblematik INF, përfundimi i së cilit u nënshkrua zyrtarisht një ditë më parë.
”Ne do të donim të përfshinim Kinën në një moment të caktuar”, deklaroi ai të premten, pasi siguroi një ditë më parë se Rusia kërkon të ndërmarrë diçka në lidhje me një traktat bërthamor.
Ai shtoi se do të ishte një gjë shumë e mirë për botën dhe për të tre shtetet.