Vendosni fjalën kyçe....

Agjencia Hapësinore Indiane shpërndan fotot e tokës nga hapësira (Fotot)


Agjensia hapësinore e Indisë (ISRO) ka shpërndarë imazhet e para të Tokës, të marra nga raketa e saj më e fuqishme, teksa është drejtuar drejt Hënës.

Raketa me gjatësi 44 metra nuk është planifikuar të zbresë në sipërfaqen hënore deri më 7 shtator, megjithatë agjencia postoi një seri prej pesë pamjesh mahnitëse të Tokës, të marra nga një distancë prej rreth 5.000 km, nga kamera LI4 në bordin e saj.

‘Imazhet janë të qarta dhe anija hapësinore është krejtësisht normale. Jam jashtëzakonisht e lumtur me misionin e deritanishëm,’ – tha kryetari i ISRO, K Sivan, për ‘NDTV’.

Pasi të prekë sipërfaqen e Hënës, një pajisje e vogël me energji diellore do të vendoset aty. Gjatë qëndrimit 14-ditor, Pragyan pritet të udhëtojë gjysmë kilometri, të dërgojë pamje e të mbledhë të dhëna për t’i dërguar përsëri në Tokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *