Vendosni fjalën kyçe....

Basketbollisiti tentoi të mashtronte me testin antidoping, analizat e nxjerrin shtatëzanë


Rregullat e ashpërsuara për përdorimin e substancave të ndaluara kanë vlerësuar atletë që mundohen me të drejtë të arrijnë rezultate, por ka edhe nga ata që përmes përdorimit të dopingut, mundohen të mashtrojnë.

Një rast i fundit në basketbollin profesionist ka bërë shumë bujë. Gjeniu në fjalë ishte D.J. Kuper, gjiganti 28 vjeçar, i lindur në Cikago që ishte i aftë të ndërtonte një karrierë impresionuese në Europë.

Sportisti që sezonin e fundit e mbylli te Monako, akuzohet se ka përdorur doping, dhe e ka fshehur në një mënyrë sa hileqare aq edhe komike. Federata ndërkombëtare e basketbollit e skualifikoi për 24 muaj pasi në testet e fundit antidoping, D.J. Kuper rezultoi shtatzënë.

Askush nuk e priste nga hetuesit e UADA-s rezultatin në fjalë, por hetimet treguan se basketbollisti kishte këmbyer kampionin e urinës me të dashurën e tij, pa ditur se ajo ishte shtatzënë.

Driblimi i mbetur në tentativë do ti kushtojë shumë sportisti amerikan. Përveç gjobës dhe skualifikimit, ai nuk do të mund të marrë pasaportën boshnjake për të cilën kishte aplikuar, e që mund ti zgjaste karrierën në Europë.

Gjithçka për shkak të mashtrimit me analizat antidoping, pasi kishte frikë për steroide por u zbulua me hormonin GHC, ai që prodhon placenta dhe që karakterizon shtatzëninë te femrat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *