Vendosni fjalën kyçe....

Doganat i bllokojnë fabrikës 500 mijë litra birrë pa akcizë, i vendosin 70 milionë lekë gjobë


Një tjetër operacioni i Tatimeve dhe Doganave ka bërë që të bllokohen 500 mijë litra birrë në një fabrikë në Kashar dhe një gjobë të majme.

Në një fabrikë birre në Kashar u bllokua sasia prej rreth 500,000 litra birrë, pasi kishte detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh.

Hedhja për konsum nga ana e operatorit, e kësaj sasie birre, pa paguar detyrimet e akcizës, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me 3-fishin e detyrimeve të akcizës që duheshin paguar. Gjoba ndaj subjektit llogaritet në rreth 70 milionë lekë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka qenë vetë në terren, nga ku deklaroi se evidenca e 70 mln lekëve të cilat duhet të jenë të paguara nga subjekti, janë pjesë jo vetëm e detyrimit që ka subjekti kur nuk ka deklaruar akcizë për sasinë e birrës por edhe 3-fish gjobë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *