Vendosni fjalën kyçe....

Dorëzon urinën e së dashurës për t‘i shpëtuar testit, pezullohet nga sporti se del shtatzënë


Ish-ylli i basketbollit të Ohios, DJ Cooper, është pezulluar nga basketbollit nga organi qeverisës ndërkombëtar FIBA, pasi dështoi në testin antidrogë, por jo për arsyet që mund të prisni.

Amerikani, i cili ka luajtur me disa nga ekipet e njohura në Europë, si Panathinaikos dhe AEK Athinë në Greqi, si dhe AS Monaco në Francë, po kërkonte të bashkohej me Kombëtaren e Bosnjës si një lojtar i natyralizuar dhe kreu një test rutinë antidrogë si pjesë e procesit që kërkohet përpara zyrtarizimit.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit kur rezultatet e tij ishin krejt të papritura.

Testi i Cooper nuk tregoi ndonjë shenjë të substancave të ndaluara që rrisin performancën. Në vend të kësaj, testi i Cooper tregoi një anomali krejt tjetër – thuhej se ai ishte shtatzënë.

Një raport nga Eurohoops.net shpjegoi se kampioni i tij i urinës përmbante praninë e hCG, hormonit të rritjes njerëzore të prodhuar nga placenta gjatë shtatëzanisë.

Raporti i ‘Yahoo’ për incidentin tha se urina e përdorur në provë vinte në të vërtetë nga e dashura e Cooper, e cila mund të mos e ketë ditur që ajo ishte shtatzënë në kohën e testit.

Si rezultat i provës, FIBA ​​pezulloi Cooper për dy vjet për mashtrim dhe ai nuk do të ketë të drejtë të kthehet në veprim deri në 20 qershor 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *