Vendosni fjalën kyçe....

‘Ecën si pinguin e nuk e zë ambulanca nga pesha’ – Duterte sulmon senatorin që e kritikoi


Ai ecën si pinguin dhe nuk e nxë as ambaluanca për shkak të mbipeshës, kampioni i polemikave në Filipine, presidenti Rodrigo Duterte, tha për një senator vendas që guxoi të kritikojë emërimet e qeverisë së tij.

“Truri im rri në kokën time. Truri juaj, Dick, po shkrihet dhe shkon në stomakun tuaj.” – paralajmëroi Duterte senatorin Dick Gordon.

Duterte gjithashtu tha se Gordon ecën si pinguin dhe e etiketoi rivalin e tij budalla, duke pretenduar se ai nuk ishte me të vërtetë filipinas sepse ai ishte gjysëm i bardhë.

Babai i Gordonit është një politikan vendas me rrënjë amerikano-hebreje, i cili dikur ishte kryetari i qytetit jugor të Olongapo.

Shpërthimi i Dutertes u nxit nga kritika e senatorit për emërimet e fundit të qeverisë, të cilat u bënë nga Duterte.

Gordon tha se vendosja e ish-oficerëve ushtarakë në poste të larta ishte e rrezikshme për autoritetin civil dhe fajësoi presidentin që nuk njihte njerëz të mjaftueshëm të kualifikuar në kryeqytet, Manila, për shkak të origjinës së tij krahinore.

Gordon iu përgjigj sulmit mbi peshën e tij duke thënë se ai nuk ishte aspak i fyer nga fjalët e Dutertes.

‘Jam i lumtur që presidenti shqetësohet për belin tim, por ai nuk ka pse të shqetësohet për këtë. Gruaja ime ka parë që unë e kam zvogëluar ndjeshëm atë vonë. Por vlerësoj që ai është i shqetësuar për shëndetin tim, siç jam unë për shëndetin e tij’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *