Frederic Veseli ndërron skuadër. Sipas Sky Sport, mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të lërë përfundimisht Italinë për ta vazhduar karrierën në Turqi.
Sky Sport raporton se Veseli ka ka arritur akordin me skuadrën e sapongjitur në Superligën turke Denizlispor.
Me rrëzimin e Empolit në Serie B, dëshira e Veselit ka qenë të largohet për të luajtur në nivele më të larta dhe mesa duket ia ka arritur qëllimit pasi tashmë do të jetë pjesë e kampionatit turk, një ligë në të cilën luajnë shumë lojtarë të mëdhenj.
Termat e marrëveshjes se cila do të jetë shifra që do të përfitojë Empoli nga shitja e shqiptarit dhe kontrata që do të firmosë Veseli me Denizlispor nuk bëhen ende të ditura.