Manchester City e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një trofe siç është Community Shield.
Finalja u luajt në mitikun ‘Wembley’ të Londrës dhe u vendos nga pika e bardhë pas gjuajtjes së 11-metërshave.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1 dhe nga pika e bardhë ishin të besuarit e Guardiolës ata që u treguan më të saktë duke fituar me rezultatin 6-5.
Nga radhët e Liverpulit gaboin Wijnaldum. Ky ishte edicioni i 97-të i Community Shield dhe kësaj here fati i buzëqeshi ‘Qytetarëve’.