Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh solidariteti për ngjarjet në SHBA ku humbën jetën disa persona nga dy sulme me armë.
“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerika“, shkruan Meta.
Në sulmin e parë në Teksas humbën jetën 20 persona ndërsa në të dytin në Ohio humbën jetën 9 persona.