Vendosni fjalën kyçe....

Problemi i të dashurës së Boris Johnson me pasaportat


Carrie Symonds do t’i duhet të rinovojë pasaportën e saj çdo gjashtë muaj nëse do të shkojë në udhëtime zyrtare me partnerin e saj, tanimë kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Mirror” shkruan që Carrie ka humbur tre pasaporta. Dhe tani Zyra e Pasaportave nuk pranon më t’i japë asaj një pasaportë standarde 10-vjeçar, vetëm një zëvendësuese vjetore.

Shumë vende insistojnë që udhëtarët të kenë të paktën gjashtë muaj të mbetura për të udhëtuar me pasaportat.

Ato përfshijnë Kinën, Rusinë, Izraelin dhe Arabinë Saudite, vende të cilat z. Johnson ka të ngjarë t’i vizitojë zyrtarisht.

Dhe vetëm me një pasaportë vjetore, kjo nënkupton që Carrie do të shpenzojë një minimum prej 151 poundësh në vit për të zëvendësuar pasaportën – ose 304 për një rinovim sa më të shpejtë e të shpeshtë.

Njëperson i brendshëm në Whitehall tha: “Pasaporta është një dokument i vlefshëm. Dhe Zyra e Pasaportave merr masa për ata që janë të shkujdesur me to. Kjo është arsyeja e kufizimit 12-mujor. Dhe vlen për të gjithë pa përjashtim, përfshirë këtu edhe të dashurën e kryeministrit. “

Nëse Carrie do të ketë vetëm një pasaportë vjetore, ajo mund të gjendet në telashe në rast se i dashuri i saj arrin BREXIT pa një marrëveshje.

Në fillim të këtij viti, Zyra e Jashtme paralajmëroi se vendet e BE-së mund të ndalojnë hyrjen e pushuesve britanikë me pasaporta pa vlefshmërinë e të paktën 15 muajve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *