Të paktën 25 personel ushtarak u vranë të enjten në sulme të dyfishta binjake të grupit rebelë Houthi në një paradë ushtarake në Aden, Jemen, tha një burim ushtarak.
‘Grupi rebel i Houthi shënjestroi një paradë ushtarake në kampin Al-Jalaa në rrethin Al-Buraiqeh,’ i tha një burim ushtarak ‘Agjencisë Anadolu’ në kushte anonimiteti.
Sipas të njëjtit burim, sulmi rezultoi në vdekjen e 25 ushtarakëve, përfshirë Gjeneralin e Brigadës, Mounir al-Yafie.
Më herët të enjten, tre ushtarak u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm me makinë bombë në një stacion policie në rajonin Sheik Othman të Adenit.
Jemeni është në luftë civile që prej vitit 2014 kur grupi Houthi i mbështetur nga Irani pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa, duke detyruar qeverinë të ikte në Arabinë Saudite.
Një vit më vonë, Arabia Saudite dhe disa aleatë arabë filluan një fushatë masive ajrore që synon të mbështesë palën tjetër.