Vendosni fjalën kyçe....

Serbia s’e ndal fushatën kundër njohjeve të Kosovës


Serbia nuk po e ndal fushatën e saj për të zvogëluar sa më shumë numrin e vendeve që njohin Kosovën.

Ministri i Jashtëm serb, Daçiç, ka thënë sot se qëllimi i Beogradit është që ta zvogëlojë numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Lajmi.net.

Ai ka thënë se Somalia është një nga vendet që po e rishqyrtojnë vendimin e njohjes së Kosovës.

‘Ne synojmë që numri të bjerë nën 97 shtete, që është më pas se gjysma e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit’, ka deklaruar Daçiç për ‘TV Pink’.

Sipas tij, kjo po bëhet në mënyrë që kur bëhet fjalë për votime në Këshillin e Sigurimit, Kosova të mos e ketë mundësinë për të kaluar.

Ai ka deklaruar se deri më tani 14 vende e kanë tërhequr njohjen. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka mohuar vazhdimisht deklaratat e Daçiçit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *