Vendosni fjalën kyçe....

Shpikësi francez bën çmendurinë, kapërcen detin mes Francës e Anglisë majë hoverboard-it (Video)


Një javë pas përpjekjes së tij të parë të dështuar, shpikësi francez, Franky Zapata, ka kapërcyer me sukses kanalin anglez me anë të një hoverboardi me që përdor si lëndë djegëse kerosenin (parafinë).

Të dielën në mëngjes, Zapata, 40 vjeç, fluturoi për 20 minuta përgjatë 35.4 kilometrave (22 milje) nga qyteti francez Sangatte, në Gjirin e Shën Margaret, pranë Dover, me një ndalesë në gjysmë të rrugës për t’u furnizuar me karburant.

Mjeti furnizohet me kerosen dhe ka pesë turbina e fluturon me një shpejtësi deri në 190 km/orë, në një lartësi prej 15 e 20 metrash.

Shpikësi u tha mediave kishin qenë një kënaqësi e pastër teksa shihte bregdetin britanik që afrohej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *