Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Vlorë, plagosen 3 persona


Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Plazhit të Vjetër.

Mësohet se përplasja me armë ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur më herët ditën e sotme.

Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spital, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar të cilët janë identifikuar.

Të plagosur kanë mbetur pronari i një lokali dhe djali i tij. Në gjendje më të rëndë paraqitet pronari i lokalit, kurse i biri dhe një perso n tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Të nderuar kolegë. Po e përmbledh informacionin   paraprak qe ju shkrova shpej e shpejt pak më parë:

Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal  në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje  e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B,  që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar  dy autorët e ngjarjes, shtetasit  SH.L dhe E.XH.

Në ndjekje të autoreve është vënë  Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

Më vonë do keni info më të plotë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *