Një robot i ndërtuar nga kompania japoneze ‘Toyota’ mund t’u mësojë basketbollistëve si të bëjnë kosha 3-pikësh.
Roboti është 2 metra i gjatë dhe në 5 nga 8 gjuajtjet e bëra ka mundur të godasë në shenjë.
Sipas inxhinierëve ky rezultat nuk është i duhuri pasi herët e tjera ka qenë më i saktë.
Roboti përdor sensorët për të formuar pamje 3D të koshit e më pas rregullon motorët e tij në gjunjë e bërryla për të gjetur këndin dhe forcën e duhur për të bërë koshin.