45 persona u vranë në një sulm ajror të kryer nga forcat e udhëhequra nga komandanti Khalifa Haftar në jug-perëndim të Libisë, sipas mediave lokale.
Më shumë se 55 persona të tjerë, duke përfshirë gra e fëmijë u plagosën gjatë sulmit ajror.
Këshilli Presidencial Libian me qendër në Tripoli fajësoi forcat e Haftarit për sulmin, i cili raportohet se kishte si synim një ceremoni martesore.
Asnjë deklaratë nuk u dha nga forcat e Haftar në lidhje me akuzën.