Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Fushë Kruja: Qeveria kundër biznesit të vogël


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Fushë Krujë se vendimet e qeverisë dhe të Parlamentit të Edi Ramës në këto 6 vjet janë kundër biznesit të vogël, vendime të llogaritura për të pasuruar veten, familjen e tij dhe një grusht klientësh.

Në një takim me strukturat e PD në Fushë Krujë, kreu i opozitës përmendi monopolin e ri privat që po vendos me ligj qeveria për faturimin elektronik.

Hajduti psiqik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i marrë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biznesit, nëpërmjet të cilit do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël t’i paguaje Olsi Ramës dhe këshilltarit kroat të Ramës 50 deri në 110 Euro për çdo biznes. Kjo zhvatje e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psiqik, ndërkohë që oligarkëve u fali dividentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet.”- u shpreh zoti Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje se e gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës.

Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- theksoi zoti Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *