Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Ndryshe nga sa ishte folur ditët e fundit në media, në krye të pankinës së skuadrës vlonjate duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë Gerd Haxhiu.
Tekniku është prezantuar gjatë mesditës së të hënës nga administratori i klubit, Sinan Idrizi.
Ky është një rikthim në Superligë, për trajnerin që më parë ka patur eksperianca me skuadra si Besa, Skenderbeu, Luftëtari, Korabi, Partizani dhe Apolonia.
“Pas eksperiencës si lojtar, rikthehet me detyrën e trajnerit të parë. Stafit të teknikut vlonjat i bashkohet edhe një emër i njohur në futbollin shqiptar, Dritan Sadedini, me detyrën e ndihmëstrajnerit”-thuhet në njoftimin e shkurtër për mediat të klubit vlonjat.