Një telefon i ri ‘Huawei’ i pajisur me sistemin operativ Hongmeng (OS), i zhvilluar nga gjigandi kinez i telekomit për të zëvendësuar Android-in e Google, mund të dalë në shitje në vitin 2019, sipas medias së lidhur me qeverië kineze, ‘Global Times’.
Furnizuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit tashmë po teston sistemin e ri në pajisjet e tij mobile, raportoi gazeta.
‘Huawei’ planifikon të synojë segmentet e nivelit të ulët dhe të mesëm të tregut të smartphone-ve, duke vendosur çmimin për telefonin e ri rreth 2,000 juan (afërsisht 290 dollarë amerikanë).
‘Telefonat e rinj Huawei me sistemin Hongmeng do të debutojnë në treg në tremujorin e katërt, me deri në disa milion njësi në gjendje,’ tha një burim për ‘Global Times’.
Raporti shtoi se pajisja e re pritet të përdoret në telefonat e ardhshëm të kompanisë, seria ‘Mate 30’.