Vendosni fjalën kyçe....

I shpëtoi arrestimit gjatë operacionit antidrogë, kapet në tragetin për në Shqipëri


Ishte arratisur forcave të policisë italiane pas aksionit antidrogë, shqiptari arrestohet në tragetin për në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga është vënë shtetasi Klaidi Kaca 30 vjeç. Ai u ndalua nga policia në portin e Brindizit, në kohën që po hipte në tragetin që do të nisej drejt Shqipërisë.

Ai ishte në kërkim, pasi i shpëtoi policisë në kohën e operacionit të antimafias italiane, që vuri në pranga dy shqiptarë dhe shkatërroi bandën e trafikantëve të kokainës e marijuanës nga Shqipëria në Siçili të Italisë. 

Ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në aktivitet kriminal e armëmbajtje pa leje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *