Ministri i Brendshëm indian, Amit Shah i tha parlamentit se qeveria do të hiqte nenin 370, një dispozitë kushtetuese që i jep privilegje speciale Kashmirit të administruar nga ky shtet.
Artikulli 370, u ofron Jamus dhe Kashmirit më shumë autonomi sesa vendeve tjera indiane, duke i lejuar të bëjnë ligjet e veta. Kjo dispozitë është baza mbi të cilën Kashmiri i është bashkuar Indisë.
“CNBC” shkruan se qeveria e Indisë të hënën revokoi statusin e veçantë të Kashmirit, në një përpjekje për të integruar plotësisht rajonin e tij të vetëm me shumicë myslimane me pjesën tjetër të vendit, lëvizja më e gjerë në territorin e trazuar të Himalajeve në gati shtatë dekada.
Hapi gjithashtu nënkupton revokimin e një pengese mbi blerjet e pronave nga njerëz prej jashtë shtetit. Planet e tilla në të kaluarën kanë provokuar paralajmërime për një reagim të ashpër në Kashmir, i cili pretendohet si nga India dhe Pakistani.
Partia qeverisëse e kryeministrit Narendra Modi ka vendosur për t’i dhënë fund statusit të veçantë kushtetues të Kashmir, duke argumentuar se ligje të tilla kanë penguar integrimin e tij me pjesën tjetër të Indisë.
Drejtuesit politikë në Kashmir kanë paralajmëruar se shfuqizimi i ligjit do të shkaktonte trazira të gjera.
Njoftimi i së hënës erdhi disa orë pasi autoritetet filluan një përleshje në Kashmir, duke pezulluar shërbimet telefonike dhe duke i vendosur udhëheqësit e shtetit nën arrest shtëpiak.
Shërbimet telefonike dhe interneti u pezulluan herët të hënën, dhe drejtuesit e shtetit shkruan në “Twitter” se ishin vendosur në arrest shtëpiak.
Të dielën, partitë rajonale u zotuan të ruajnë statusin e veçantë të rajonit, duke thënë se çdo veprim për heqjen e privilegjit do të sillte agresion kundër njerëzve të shtetit.