Vendosni fjalën kyçe....

Ishin pa rrip sigurimi, aksidenti me makinë u merr jetën dy shqiptarëve në Itali


Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Itali. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, rreth orës 6. Një automjet Volksëagen humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një mur betoni në Pedemontana në zonën e Villorba

Përplasja ishte aq e fortë, saqë automjeti u rrotullua dhe përfundoi në një fushë ngjitur me rrugën. Kalimtarët e rastit njoftuan policinë dhe ambulancën, por dy shqiptarët që ishin brenda makinës humbën jetën përpara se ambulanca të mbërrinte në vendngjarje.

Mediat italiane shkruajnë se shkak për këtë thuhet të jetë mosvendosja e rripave të sigurimit. Viktimat janëidentifikuar si 24-vjeçari Dorian Myftaraj i cili jetonte në Shqipëri por kohët e fundit ndodhej në Itali dhe 35-vjeçari Rruzhdi Karreci, banues në Spresiano, me origjinë nga Durrësi.

Ky i fundit nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi ishte arrestuar në 27 korrik 2018 për kokainë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *