Dje, Izraeli zbuloi planet për prodhimin e mjetit luftarak të së ardhmes; një mjet me ekrane të mëdha dhe pamje 360 gradë.
Raportohet se qeveria po kërkon krijimin e një automjeti të blinduar, i cili do të drejtohet nga vetëm 2 dhe jo më 4 ushtarë. Nëse realizohet e gjitha kjo, arritja pritet të cilësohet si revolucionare.
Tanku do ndërtohet mbi një teknologji shumë të sofistikuar, bazuar te inteligjenca artificiale.
Sensorët, sipas krijuesve, bëjnë të mundur sfidimin e çdo lloj armiku dhe objektivi, çka një ushtar i mirëstërvitur vështirë se do të ishte në gjendje t’i përballonte.