Kledi Kadiu, një prej emrave më të spikatur të baletit shqiptar, siç e dimë prej shumë vitesh punon dhe jeton në Itali. Por sëfundmi, Kadiu ka marrë njuë post me rëndësi në administratën italiane.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë balerini shqiptar, i cili shprehet se nominuar për një pozicion të rëndësishëm në administratën italiane.
Bëhet fjalë për një vend në këshillin administrativ të Fondacionit Nacional Akademik të Kërcimit në Romë.
“Vera është shpesh kohë për lajme të bukura. Në këto ditë është zyrtarizuar nominimi im si pjesëtar i këshillit të adminstrimit të Fondacionit Nacional Akademik të Kërcimit në Romë, i ardhur nga Ministria Mirëqënies dhe Aktiviteteve Kulturore. Jam i mbushur me gëzim dhe krenari. Do përpiqem të bëj një punë të mirë dhe t’i dedikoj këtij impenjimi të ri, të gjithë pasionin që gjithmonë ia dedikoj punës sime” – shkruan Kadiu në një postim në “Instagram”.
Urimet e shqiptarëve nëpër komente nuk kanë munguar pas një lajmi të tillë.