Vendosni fjalën kyçe....

Me pushime tek motra, humb jetën në aksident 16-vjeçari shqiptar


Një djalë 16-vjeçar nga Shqipëria, ka humbur jetën në një aksident në Ischia, në Itali. Mediat italiane shkruajnë se James Veismaili me kombësi shqiptare, kishte shkuar për të kaluar dy javë pushime te e motra në ishull.

Por fatkeqësisht, jeta e tij u pre në mes para kohe në një të “shtunë të përgjakshme”, siç e quajnë mediat italiane. Gruaja që ka përplasur adoleshentin shqiptar, rezulton se i ka marrë jetën para 7 vitesh një karabinieri.

“Jeta e tij u pre në mes vetëm në disa momente të tmerrshme. Në timonin e makinës, një Peugeot, ishte një grua me inicialet S.C që banon në Ischia Porto, e cila në vitin 2012 kishte përplasur dhe vrarë një karabinier, tani nën arrest shtëpiak me akuzën e vrasjes, pas hetimeve të para të kryera nga agjentët e Komisariatit Ischia, koordinuar nga zëvendës menaxheri Alberto Mannelli.”, thuhet në artikullin e ilmessaggero.it.

Gruaja në fjalë është përplasur edhe me një automjet tjetër i cili ishte i parkuar në anë të rrugës dhe më pas me një mur. Gjashtëmbëdhjetë vjeçari thuhet se ka ndërruar jetë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *