Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë


Presidenti i vendit Ilir Meta, reflekton për deklaratat e maxhorancës dhe opozitës, pas votimeve të 30 qershorit.

Sipas presidentit, fitore si ajo e 30 qershorit penalizojnë rëndë Shqipërinë. Meta kritikon si qeverinë ashtu edhe opozitën për qëndrimet e tyre, ndërsa shton se tanimë është asgjësuar dhe llogaridhënia e pushtetit vendor përsos atij qendror. Presidenti shprehet tepër pesimist për procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE.

“Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët

E kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë.

Por edhe entuziazmi i liderëve të opozites se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.

“Fitorje” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor.

Ndērkohë asgjesimi i llogaridhënies së pushtetit vendor (pas atij qendror), i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe të përzgjedhurve të saj për të administruar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arrogante dhe të pakontrolluar.

Viktimat e këtyre “fitorjeve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dalllime partiake.

Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndeshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut.”, shkruan Meta.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *