Vendosni fjalën kyçe....

Moise Kean largohet nga Juventusi, kalon te Everton për 30 milionë euro


Moise Kean largohet nga Juventusi. Ai ka firmosur deri më 2024 me fanellën e Evertonit.

Everton ka konfirmuar se kanë transferuar të riun nga Juventusi, Moise Kean, për 27.5 milionë euro.

Marrëveshja do të shkojë deri në 30 milionë euro me bonuse, kurse Kean do të fitojë 3 milionë euro në sezon dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Kean ka shënuar me Juven gjashtë gola në 13 ndeshje në Serie A.

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që do ta veshi fanellën e Evertonit. Do të jap më të mirën për këtë ekip”, ishin fjalët e para të Kean.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *