Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër aleat i Bashës kërkon të regjistrohet për zgjedhjet e 13 tetorit


Pas LSI-së një tjetër aleat i Lulzim Bashës, ka dërguar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Bëhet fjalë për PArtinë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu.

Sot është afati fundit për partitë politike për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e datës 13 tetor dhe Partia Republikane, është e dyta që e çon këtë kërkesë pas LSI-së.

Pritet që edhe Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës të dorëzojë kërkesën për regjistrim, pasi edhe kjo parti kërkoi të premten nisjen e procedurave për zgjedhjet lokale në datën e dekretuar nga presidenti.

KQZ ende nuk ka marrë një vendim rreth kërkesës së partive aleate me PD-në, për nisjen e procedurave për procesin e zgjedhjeve.

Mbledhja e thirrur nga kryetari i KQZ-së të shtunën e 3 gushtit dështoi për shkak se anëtarët socialistë të këtij institucioni nuk denjuan të paraqiteshin me arsyetimin se janë me pushime.

Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari Klement Zguri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *