Vendosni fjalën kyçe....

Policia në Hong Kong përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome në përballje me protestuesit


Policia e Hong Kongut lëshon gaz lotsjellës dhe gjuan me plumba gome në përleshje të reja me protestuesit pasi një grevë e përgjithshme shkaktoi kaos transporti të hënën, dhe ndërsa nata ra në qendrën financiare aziatike mijëra aktivistë bllokuan rrugët në disa rrethe.

Protestat e fundit tejkaluan të gjitha shfaqjet e mëparshme të mosmarrëveshjes për shkallë dhe intensitet, duke u përshkallëzuar pasi udhëheqësi i mbështetur nga Pekini ka paralajmëruar se qyteti është në prag të një “situate jashtëzakonisht të rrezikshme” duke përfaqësuar një sfidë për sovranitetin e Kinës.

Ajo që filloi disa muaj më parë si demonstratë për një projektligj ekstradimi që do të lejonte njerëzit të dërgoheshin në territorin e Kinës për gjykim, tani ka evoluar në një reagim shumë më të gjerë kundër qeverisë së qytetit dhe politikanëve në Pekin.

Ndërsa nisën punën disa trena dhe autobusë, dhjetëra mijëra demonstrues dolën në protesta në disa rrethe ku pati përleshje me policinë dhe disa rebelëve ndërsa disa aktivistë rrethuan stacionet e policisë.

Mijëra protestues të veshur me të zeza më vonë pushtuan rrugët në rrethin Admiralty pranë ndërtesave të qeverisë për disa orë para se të transferohen në zona të tjera. Nga mbrëmja, protestat vazhduan në të gjithë qytetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *