Vendosni fjalën kyçe....

Salvini heq rrobën e ministrit, mikson si DJ profesionist mes pushuesve ‘të tërbuar’ (Video)


Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini ka hequr rrobën e zyrtarit dhe është shfaqur në një video, i ftuar në stendën e DJ në një festival të kohëve të fundit, duke kërcyer e kënduar me gra të veshura me bikini.

Salvini, i cili është edhe ministër i Brendshëm i Italisë, shihet teksa mikson muzikë gjatë një festivali muzikor në Papeete Beach në qytetin turistik italian të Milano Marittima, afër Ravennas.

Në një moment, turma këndon së bashku himnin kombëtar italian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *