Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për të vendosur për shpërbërjen e Kuvendin më datë 22 gusht.
Haradinaj shkruan :” Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
Ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm.
Po ashtu, është për t’u përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE.
Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin.”
Kujtojmë se Haradinaj dha dorëheqjen pasi u thirr për t’u paraqitur në Gjykatën e Hagës, i akuzuar për krime lufte. Më pas bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.