Policia ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike e cila denoncoi se shtëpisë së nënkryetarit të Bashkisë Kamëz Vendim Demaj i është vënë tritol.
Në njoftimin e policisë thuhet se tritoli i është vënë shtetasit me iniciale P.Gj i cili kishte marrë me qira apartamentin në Kthesën e Kamzës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Metarialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”